Digjet shtëpia në Korçë, dyshohet se zjarri u vendos nga vajza, para 2 muajsh doli nga spitali psikiatrik

Një 27 vjeçare me probleme të shëndetit mendor rrezikoi të prodhojë një tragjedi pasi i vuri flakën banesës ku ata jetojnë në fshatin Dishnicë të Korçës.

Flakët kanë djegur thuajse plotësisht dy dhoma të shtëpisë.

Vetë 27 vjeçarja pësoi djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa babai e vëllai i saj arritën të dalin në kohë.

Kryeplaku i fshatit Dishnicë, Spiro Xharo tregon se e reja kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga Spitali Psikiatrik i Elbasanit ku ishte trajtuar për problemet e shëndetit mendor.

Digjet shtëpia në Korçë, dyshohet se zjarri u vendos nga

"E ka vënë vajza e vet, e sëmurë me të meta mendore. Ka dalë nga spitali psikiatrik i Elbasanit para 2 muajsh, nuk e dimë si e ka nxjerrë spitali. Janë të tre me të meta mendore, babai, djali dhe vajza."

Sipas banorëve të Dishnicës edhe babai dhe vëllai i 27 vjeçares kanë probleme të shëndetit mendore, por ata nuk kanë shkaktuar probleme në fshat.

"Nuk kanë qenë problem për fshatin, gjithë kohën jemi munduar t'i ndihmojmë me ushqime. Shtëpinë para pak kohësh ja ndërtuan institucionet," tha ai.

Pak ditë më parë një 54 vjeçar që po ashtu njihej si person me probleme të shëndetit mendor, humbi jetën në Vlorë, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.

Gjatë vitit që lamë pas, zjarret në banesa kanë shkaktuar disa viktima.