Në pritje të Erdogan, Rama e pret në "Rinas"
Kryeministri Rama ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit dhe po pret mbërritjen e Presidentit turk, Erdogan.
Gazetari Everest Dedaj bën me dije se në orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes dhe më pas Erdogan do të niset drejt Laçit ku do të inaugurojë shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti me financim të qeverisë turke.
Vizita e presidentit turk përkon me 554 vjetorin e vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në kuadër të vizitës së tij, qyteti i Laçit është veshur me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu edhe Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në tiranë është veshur me flamujt e Turqisë.
Policia ka marrë masa të shtuara duke bllokuar disa akse ditën e sotme, ndërkohë që e gjithë autostrada Tiranë-Laç është blinduar nga policë dhe efektivë te Gardës.
Vizita e Presidentit pritet të zgjasë 10 orë.
