FOTO/ Në pritje të Erdogan, e gjithë autostrada Tiranë-Laç me policë dhe efektivë të gardës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 08:16
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, 17 janar.
Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.
E gjithë autostrada Tiranë-Laç është blinduar me policë dhe efektivë të Gardës.
Në orën 10:05, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Aeroportin "Nënë Tereza", presidenti turk do të vizitojë një familje në Laç.





