Elbasan/ Bie nga kati i dytë i shtëpisë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 07:47
Një 27-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës në fshatin Kusarth, Elbasan.
Mësohet se i riu ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, e për pasojë e plagëve të mara, ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 17 janar.
"Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
