"Rrezik për grusht shteti në Shqipëri", Bytyçi: E pamundur të ndodhë në vendin tonë
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë përpara vizitës së tij në vendin tonë, kreu i shtetit turk vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë, por ngre dyshimet për grushte shteti nga organizata Fetullah Gylen.
Analisti Enver Bytyçi në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, është shprehur se është e pamundur që të krijohet një grusht shteti në vendin tonë.
Bytyçi thotë se s’ka pasur dhe s’do ketë kurrë grusht shteti në vendin tonë.
Enver Bytyçi: Përderisa vjen Erdogan, nesër është e pamundur që të kryhet grusht shteti në Shqipëri, sepse Erdogan ka përvojë të jashtëzakonshme në shtypjen e grushteve të shtetit dhe natyrisht atë përvojë do të ja transmetojë Ramës dhe kështu që Shqipëria do të shpëtojë nga një grusht shtetit. Në Shqipëri as s’ka pasur dhe as s’do ketë grusht shteti, sepse grushti i shtetit në një vend kryhet nga ushtarakët dhe kurrë ushtarakët shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk e kanë çuar ndërmend të bëjnë një grusht shteti për të rivendosur rregullin.
Shqipëria ishte në hierarki në ’97 dhe askush nuk e ka elaburuar një ide të tillë. Ajo që thotë Erdogan është thjesht një propagandë. Krizat politike nuk krijojnë kurrë grushte shteti. Grushti I shtetit krijohet nga ata që mbajnë armë në duar. Armët në Shqipëri janë në duart e policisë, të ushtrisë të forcave special, në duart e shtetit. Nuk janë në duar e qytetarëve.
