Përfshihet nga flakët shtëpia në Korçë, lëndohet vajza

Një banesë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në Dishnicë Korçë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15.

Si pasojë e flakëve në banesën e shtetasit I.B ka marrë djegie trupore vajza e tij, shetasja K.B (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor).

Mësohet se e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.