Protesta e 8 Janarit/ Pas Bardhit, në Prokurori hyn Basha. Janë pyetur dhe deputetët e ngujuar

Në orën 13:45, Lulzim Basha u fut në derën kryesore të Prokurorisë së Tiranës për tu drejtuar drejt prokurorëve para të cilëve do të japë dëshminë për protestën dhe përplasjet e 8 janarit para selisë blu.

Ardhja e Bashës përkoi me mbarimin e dëshmisë nga Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi u paraqit në Prokuorinë e Tiranës në 11:10.

Ata do të pyeten se çfarë ka ndodhur brenda selisë PD dhe kush janë personat që kanë qenë brenda dhe që kampi i Berishës thotë se ishin të armatosur.

Një ditë më parë Gazmend Bardhi tha se kishin pasur informacion që selia do të përfshihej nga flakët më 8 janar.

Ora News mëson se janë marrë në pyetje dhe deputetët që kanë qenë brenda në seli kur ka ndodhur përplasja. 

“Nuk ka pasur asnjë plan të menduar për të përdorur fikse zjarri. Ka pasur një informacion nga ana jonë që godina mund të përfshihej nga flakët. Ka pasur një informacion të besueshëm që mund të kishte flakë apo zjarrvënie. Për shkak të informacioneve që kishim, që mund të kishte zjarr, kishim më shumë pajisje” tha Bardhi për emisionin “Opinion” në tv Klan.

Ndërkohë dje dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Dëshmia e Berishës zgjati gati 3 orë dhe më pas ai njoftoi fillimin e turit të takimeve në rrethe.

Takimi i parë do të jetë me demokratët në Shkodër këtë të dielë.

Protesta e 8 Janarit/  Pas Bardhit, në Prokurori hyn Basha. Janë

Protesta e 8 Janarit/  Pas Bardhit, në Prokurori hyn Basha. Janë

Protesta e 8 Janarit/  Pas Bardhit, në Prokurori hyn Basha. Janë

Protesta e 8 Janarit/  Pas Bardhit, në Prokurori hyn Basha. Janë