Chelsea shkon në finalen e Kupës së Ligës, mund sërish Tottenham (Video)

Edhe finalja e dytë është e Chelseat. Në derbin londinez për një vend në finale e Kupës së Ligës, skuadra e Tuchel bën më të mirën dhe konfirmon superioritetin e madh ndaj Tottenham.

Këta të fundit në shtëpinë e tyre duhej të përmbysnin humbjen e pare 2-0 por në fakt ishte Chelsea që fitoi sërish me rezultatin 1-0 duke siguruar një vend për të marrë një trofe këtë sezon, ndoshta të parin mes shumë të tillëve duke qenë se janë në garë në të gjitha kompeticionet.

Në 18’ ishte Antonio Rudiger që vendosi fatin e takimit me golin e realizuar dhe Tottenham dukej i pafuqishëm edhe pse VAR i anuloi dy penallti dhe një gol skuadrës së Contes./Ora News/.