Çudira në Kupën e Afrikës, himni ngatërrohet. U kërkohet ta këndojnë lojtarët! (Video)
Në grupin F të Kupës së Afrikës u luajt ndeshja Mauritania-Gambia ku këta të fundit ishin favoritët për të fituar dhe ja dolën në fund me një gol të shënuar nga Jallow që në minutën e 10’.
Në fakt sfida nisi pak me vonesë për shkak të një gabimi që e bëri tepër qesharake nisjen e takimit dhe ku pamjet bënë xhiron e rrjetit.
Me të hyrë në fushë, skuadrat kënduan himntet por në rastin e Mauritanisë, vendoset himni i gabuar. Folësi i stadiumit kërkon ndjesë pasi ishte ngatërruar teksa kjo gjë shkaktoi irritim të lojtarëve dhe stafit të Mauritanisë.
Nuk mjaftoi me kaq por vendoset një tjetër muzikë, si himni i saktë por edhe kësaj radhe është gabim dhe nuk mund të mos qeshësh me skena të tilla.
Kulmi arriti kur nga folësi u kërkohet lojtarëve të këndojnë vet himnin pa muzikë bashkë me stafin por që kjo kërkesë u refuzua dhe ndeshja nisi pa ekzekutimin e himnit për Mauritaninë që ndoshta ishte dhe tersi i ndeshjes së humbur./Ora News/.
Look at poor Aboubakar Kamara shaking his head as the wrong anthem is played for Mauritania ahead of their game with Gambia. What a shambles. pic.twitter.com/glO1mgBVkB
— Project Football (@ProjectFootball) January 12, 2022
