Humb jetën në një aksident të frikshëm lojtari i ekipit ku luajnë shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 10:54
Dy ditë më parë ai ishte në fushë bashkë me Sokol Cikalleshin, Zeqirin dhe Endri Çekiçin por sot tragjikisht ka humbur jetën në një aksident.
Mbrojtësi 27-vjeçar, Ahmet Yilmaz Calik humbi jetën tragjikisht në nj aksident të frikshëm në autostradë ku makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys disa herë derisa ndaloi.
Ndihma mjekësore nuk u vonua por siç u raportua, lojtari turk kishte humbur jetën në vend.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa klubi i Konyaspor ndau dhe lajmin e hidhur me tifozët.
Të gjithë klubet e medha ne Turqi shprehën mesazhe ngushëllimi për mbrojtësin që ka veshur më parë edhe fanellën e Galatasaray e gjithashti ka luajtur disa ndeshje me përfaqësuesen turke./Ora News.

