I trishtuar dhe i vetmuar. Si preku fundin ylli belg te Real Madrid

Dy vite më parë erdhi për të bërë diferencën për një shumë të madhe, 100 mln Euro nga Chelsea por tani duket se vetëm pop ret momentin e duhur për t’ia mbathur nga Madridi,

 

Eden Hazard ka dështuar plotësisht në aventurën e tij me fanellën e Real Madrid dhe arsyet mund të jenë shumë por sot ai nuk është aspak në planet e Ancelottit.

Madje në rrjet po qarkullon një foto që tregon shumë mpër gjendjen dhe situatën e tij aktuale.

Në stërvitjen e fundit para El Clasicos në Superkupë, Ancelotti po fliste me skuadrën por Hazard ishte pothuajse jashtë rrethit, i vetmuar, i veçuar dhe shumë i trishtuar.

Trajneri italian dihet që nuk e ka ndërmend ta aktivizojë ndaj Barçës por edhe një fund i tillë për një lojtar plot talent është mëkat./Ora News/.