Video/ Salah dhe Egjipti debutojnë me humbje në Kupën e Afrikës

Dita e tretë e Kupës së Afrikës dhuroi jo pak surpriza teksa në fushë zbritën ekipe të forta dhe pretendente për kurorën.

Fillimisht ishte Algjeria në Grupin E ku debutoi në ndeshjen ndaj Sierra Leone dhe ku qartësisht ishin superfavoritë por ja që sfida u mbyll në një barazim pa gola.

Heroi i takimit ishte portieri i Sierra Leones, Mohamed Kamara I cili bëri të paktën 7 pritje dhe në fund me meritë u shpall njeriu i ndeshjes.

Ndërkohë në Grupin D, ishte supersfida Nigeri-Egjipt me Salah në njërin krah por që i vetëm nuk mund të bënte asgjë. Nigeria shfrytëzoi më së miri rastet dhe në 30, sulmuesi që luan në Premier League, Iheanacho i dha avantazhin që rezultoi dhe goli i vetëm i takimit të fitores në Kupën e Afrikës. /Ora News/.