Vaksinim me Sputnik dhe “novax”, Itali-Maqedonia e Veriut në fushë neutrale?

Marsi po afron dhe Italia po pret me ankth ndeshjet playoff për Kupën e Botës. Por një problem për shkak të pandemise duket se ka dale në horizont dhe kjo jo për faj të Italisë por për lojtarët e ekipit ballkanas.

 

Siç mësohet disa futbollistë të kombëtares së Maqedonisë së Veriut ku janë pjesë edhe disa lojtarë shqiptarë, janë vaksinuar me dozat ruse të Sputnik e cila nuk njihet nga EMA dhe detyrimisht as Italia nuk e njeh si Green Pass.

Për më tepër edhe disa futbollistë të tjerë nuk janë vaksinuar e në këtë status nuk mund të futen në Itali për të luajtur ndeshjen me të kaltërit.

 

Një hipotezë e fortë është spostimi i ndeshjes në një vend neutral dhe FIFA po e mendon seriozisht diçka të tillë.

Dhe opsioni i dytë mbetet përjashtimi i këtyre lojtarëve me Sputnik ose të pavaksinuar nga ndeshja me Italinë./Ora News/.