Armandooo Brojaaaaaa. Tjetër gol nga bomberi kuqezi në Premier League (Video)

Goli i pestë në Premier Legue dhe nuk di të ndalet. Armando Broja vijon të bëjë liderin dhe goleadorin e Southampton teksa në mbrëmjen e sotme la shenjën e tij në duelin ndaj Brighton.

20-vjeçari shqiptar ishte sërish titullar sot, tashmë i padiskutueshëm për Hasenhuttl që i beson dhe sulmuesi i tij ja kthen me gola.

Ishte minuta e 48’, sapo nisi pjesa e dytë kur bomber shqiptar me një kundërsulm të shpejtë shpërthen për të shënuar. Shijoni golin në videon më poshtë./Ora News/.