Djokoviç pranon se ka gënjyer, qeveria australiane gati ta dëbojë
Saga Djokoviç pritet të marrë fund së shpejti dhe fundi nuk do të jetë i lumtur për numrin 1 të tenisit në botë.
Djokoviç mësohet se ka pranuar se ka gënjyer, në fakt e ka quajtur si një “gabim” në reagimin e tij, sjelljen në Beograd ku pasi rezultoi pozitiv zhvilloi normalisht aktivitete, madhe edhe me fëmijët.
Për më tepër edhe ne deklaratën e udhëtimit ai pranoi se është bërë gabim nga agjenti i tij kur ka plotësuar se ai nuk ka bërë asnjë udhëtim 14 ditë para se të futej në Australi e në të vërtetë ai ka shkuar në Spanjë përpara se të hipte në avion për të shkuar në Melburn.
Në një situate të tillë, qeveria federale australiane është e vendosur të dëbojë numrin 1 të tenisit nga Australia për një arsye të fortë, që të mos krijonte një precedent në nivelin e policisë kufitare, gjë që do të ndodhte nëse Djokoviç do të lejohet të qëndrojë në Australi. Duket se është koha për reflektim dhe Ministri i Emigracionit Alex Hawke pritet që të jape vendimin e tij këtë të enjten./Ora News/.
