Video/ Atalanta mund lehtësisht Venezian, kalon në çerekfinale e Kupës së Italisë

Edhe pse me disa titullarë të lënë pushim si Berat Gjimshiti, Zapata apo Iliçiç, Atalanta arrin të avancojë në Kupën e Italisë, në trofeun që i është afruar shumë herë këto vite duke shkuar deri në finale.

Sonte në Bergamo, zikaltërit pritën Venezian ndaj të cilëve nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren dhe në fund triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

Në pjesën e pare vendosi goli i Luis Muriel në 12’ ndërsa në fraksionin e dytë ishte Maehle në 88’ që vulosi kualifikimin dhe rezultatin final.

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, tani Atalanta do të presë fituesin e çiftit Napoli-Fiorentina./Ora News/.