Iku nga Partizani por mbetet në Superiore, Kukësi bën goditjen në mbrojtje

Mund të themi që Kukësi ka kompletuar mbrojtjen me një goditje në merkato. Klubi verilindor bëri të ditur se ka firmosur me Emiljano Mustën i cili vetëm një ditë më parë zyrtarizoi divorcin me Partizanin.

Për 29-vjeçarin është një rikthim me fanellën e Kukësit pasi ka luajtur një vit më parë e ku më pas u transferua te Laçi e më tej Partizani.

Drejtuesit kërkonin një lojtar me eksperiencë për krahun e majtë të mbrojtjes dhe Musta është zgjedhja më e mirë e mundshme duke parë se në merkaton e dimrit nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje për klubet.

Musta firmosi një kontratë për një sezon e gjysmë me Kukësin që bëri dhe njoftimin zyrtar./Ora News/.