Pas Spanjës, FSHF zyrtarizon miqësoren e dytë në Mars për kuqezinjtë

Marsi do të jetë muaji i miqësoreve duke qenë se luhen ndeshjet playoff për Botërorin dhe për kombëtaret e tjera do të jetë shansi për të provuar veten me rivalë të tjerë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë miqësore me Spanjën më 26 Mars në fushën e iberikëve ku stadiumi mbetet për t’u përcaktuar ndërsa sot mësohet edhe rivali tjetër i kuqezinjve.

FSHF bëri zyrtare datën 29 Mars si miqësoren e dytë për Shqipërinë e cila do të luajë me Gjeorgjinë në vendin tone, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore./Ora News/.