Conte e injoron, tifozët nuk e duan. Mourinho gati ta mirëpresë te Roma
Situata në merkaton e Janarit mund të ndryshojë çdo moment dhe shumë skuadra si Roma kërkojnë rastin e duhur për të bërë goditjen.
Tanguy Ndombele mund të jetë përforcimi surprizë për Romën e Mourinhos me mesfushorin francez që është në dalje te Tottenham pasi nuk e pranon askush dhe nuk e dëshiron askush.
Në sfidën e fundit në Kupën e Anglisë, Ndombele u masakrua nga tifozët me vërshëllima teksa edhe Antonio Conte nuk e preferon në formacion si titullar dhe ja ku rasti ideal shfaqet Roma. Te verdhekuqtë lojtari francez do të rigjente Mourinhon me të cilin punuan te Tottenham dhe tani është pikërisht trajneri portugez që i ka hapur derën.
Vetëm me një formulë huazimi, Roma mund të realizojë këtë goditje ndërsa edhe për Spursat është diçka pozitive përdersa lojtari nuk luan dhe tifozët nuk e duan./Ora News/.
