Kupa e Afrikës, fitore të vështira për Senegalin dhe Marokun (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 19:40
Dita e dytë e Kupës së Afrikës nuk pati surpriza e megjithatë ekipet pretendente fituan pavarësisht se me vuajtje.
Ndeshja e parë e ditës ishte ajo në Grupin B ku Senegali, një ekip pretendent për trofeun vuajti për te marrë 3 pikët e para. Përballë Zimbabves, ekipi plot me yje fitoi 1-0 në një ndeshje dramatike të zgjidhur në 97’ nga ylli i Liverpool, Mane me një penallti të realizuar saktë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Guinea mposhti po 1-0 Malawin duke ndarë kryesimin me Senegalin.
Ndërkohë në Grupin C, Maroku, një nga ekipet më të forta në këtë kompeticion, vuajti ndaj një rivali tjetër të fortë si Gana. Në fund falë një goli të Boufal në 82’, Maroku arriti të merrte 3 pikët e para dhe kryesimin në Grup./Ora News/.
