Meta takon Ali Ahmetin: Korridori 8 do të lidhë më shumë 2 vendet tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2022, 10:39
Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në një postim në facebook, Meta shkruan: "I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian".
Po kështu Meta dhe Ahmeti vlerësuan se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


