Ju flet Moska - Skenarët që u përplasen në 8 Janar

Skenarët që u përplasen në 8 Janar ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora. 

Myftaraj: Në 8 janar kishte dy skanerë: Njëri që Basha të tregonte se mund ta mbronte vetë selinë. Basha kishte mbështetjen e Ramës me operacionin policor për të ndërhyrë.

Rama kishte një skenar të dytë, kishte një marrëveshje me Bashës, ku nëse ndjehej ngushtë ky i fundit do të ndërhyhej direkt, por Basha donte ta përjashtonte këtë gjë.

Në fakt Basha ishte i sigurt edhe me gazin amerikan që e solli zv. Ambasadori me jeep-in e tij. Ai është një gaz kristalin në grimca dhe të futet në mushkëri.

Basha me ata njerëz që kishte brenda kishte mundësi që ta mbronte selinë, por Rama kisht enjë skenar tjetër, që ta fuste sa më shpejt policinë në selinë me justifikimin se do të vriten ata të opozitës.

Rama i futi policinë duke i thënë Bashës se edhe selinë ai mbrojti ai. Basha kishte shkruar disa deklarata që ia kishte shkruar Mark Marku dhe Gjekmarkaj duke thënë se është shumica në selinë, por u bë shumicë me policinë.

Kur ka ndodhur që të quhet në Shqipëri organizim i paligjshëm grumbullimi brenda selisë së partisë. PS-ja kur grumbullohet në oborrin e partisë nuk quhet, sepse nuk është shesh publik.

Kjo situatë u krijuar në mënyrë që të mos kemi një diktator zyrtar, por një diktator me një opozitë të rreme dhe të kriminalizuar, që është e gjitha në prokurori sot.