Fevziu: Opozita në një moment tragjik, Rama i pashqetësuar do blejë kastraveca e karota për gruan e tij gjatë

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar protestën e dy ditëve më parë (8 janar) para selisë blu.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se Partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment tragjiko-komik.

Blendi Fevziu: Ky protagonizëm në PD ka lënë jo vetëm qeverinë në heshtje por edhe LSI-në në heshtje. Partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment tragjiko-komik, sidomos tragjik.

Ai thotë se opozita ndodhet në një moment kritik dhe nisur nga kjo situatë sipas tij, "Rama mund të blejë domate, kastraveca, karota për gruan e tij për një kohë të gjatë fare i pashqetësuar"

Blendi Fevziu: Nuk është normale që një vend mos të ketë një opozitë të fortë. Opozita humbi zgjedhjet. Vijmë në një moment që çarja e opozitës, rreziku që mund të kthehet në dy parti, rreziku që mund të ketë hyrja në parlament, në mënyrë absolute e bën fitoren e zgjedhjeve shumë më të largët. Që do të thotë se Rama mund të blejë domate, kastraveca, karota për gruan e tij për një kohë të gjatë fare i pashqetësuar, dhe kjo është dramatike.

Përgatiti Anila Kolgjini.