Lezhë, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 37 vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Itali
Bledar Delia( Dushkaj), 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Sergate”.
Policia bën me dije se Delia është i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim, për veprën penale "Organizate kriminale" dhe " Trafikim i lëndëve narkotike". Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
“Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale "Organizatë kriminale " dhe "Trafikim i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.”- njofton policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

