Gaz lotsjellës mbi demokratët, ka qytetarë të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 13:36
Forcat e RENEA-s dhe FNSH morën nën kontroll selinë e PD pas thirrjes së Partisë Demokratike për ndërhyrje.
Ata hodhën gaz lotsjellës dhe ujë mbi protestuesit me qëllim shpërndarjen e tyre.
Si pasojë e gazit lotsjellës shumë protestues janë dëmtuar.
Disa janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
