Policia merr nën kontrol selinë e PD, Berisha: Protesta kishte qëllime paqësore, vijojmë betejën deri në fund

Berisha ka folur pas ndërhyrjes së RENEA-s dhe FNSH. Ai e qujati ndërhyrje kriminale shtetërore.

Berisha: Protesta kishte qëllime paqësore. Ky ishte skenar i paralajmëruar që dje nga policia. Opozita vazhdon betejën deri në fitoren e saj të plotë. Asnjë gjë nuk na ndal ne për realizimin e qëllimeve tona. Lulzim Brava tregoi fytyrën e tij. E kisha të sigurt, që dje e kam denoncuar që PD do rrethohej nga policia. Protesta do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve.

Gjendja shëndetësore e Berishës

Berisha: Është e shkëlqyer gjendja ime shëndetësore.

Ai tha se sot u tregua fytyra prej pengu e Lulzim Bashës.

Berisha: Kjo është një ditë që shënon një betejë në të cilën demokratët i faktuan shqiptarëve dhe mbarë botës fytyrën prej pengu të Lulzim Bravës.