Policia ndërhyn me gaz dhe ujë në PD, Berisha ngel i “ngujuar” me maskë anti-gaz brenda selisë

Mes protestuesve që kanë mbetur brenda selisë së PD-së, pas thyerjes së dyerve të Partisë ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha është futur brenda i shoqëruar nga truprojat e tij, ndërsa policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës duke shpërndarë protestuesit.

Ai ka tentuar të dalë një moment nga godina e PD-së, po është futur sërish brenda pasi ka prani të shumtë të gazit jashtë.

Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë nga policia e shteti, duke u larguar nga ambientet e jashtme të partisë, ku disa janë shtrirë pranë lumit të Lanës nga gazi.