Shkodër/ 19 vjeçari arrestohet për përdhunimin e adoleshentes, e denoncoi 15 vjeçarja

Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi  një 15-vjeçare e  ka denoncuar në polici për përdhunim. Policia njofton se i arrestuari me iniciale D.M është banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

“Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër", njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Ndërkohë një 59 vjeçar në Durrës është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për ngacmim seksual. Siç raporton policia ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.