"Berisha me trafikantët e drogës ka shqyer dyert e PD edhe në të shkuarën", Bardhi: Kërkon ta kthejë selinë në bunker

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediet u shpreh se Sali Berisha që prej 9 shtatorit ka zgjedhur të vijë vërdallë në oborrin dhe shkallët e PD. Bardhi e akuzoi Berishën se bashkë me trafikantë droge, sipas tij, ka shkelmuar dyert e PD edhe në të shkuarën. 

Bardhi: Që nga 9 shtatori demokratët janë mësuar të dëgjojnë një lumë gënjeshtrash nga Sali Berisha. Ajo që sot nuk e fshehu dot Sali Berisha është skenari i tij i dhunës ndaj PD. Ashtu si edhe në të shkuarën me trafikantë droge ka shqyer dyert e PD, edhe sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Protesta kombëtare që ka thirrur për hallin e vet, kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD në një bunker për një person të shpallur "non grata."

Bardhi u shpreh se Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që PD ta kthejë bunker ku strehohet ai dhe familja e tij e shpallur "non grata", ku strehohen trafikantë droge të kërkuar në Britaninë e Madhe.

Poll