Ju flet Moska - A i ra Telebingo "Dabulla" edhe prokurorit Leonard Filopati!

A i ra Telebingo "Dabulla" edhe prokurorit Leonard Filopati! ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Çështja e Telebingos s’po përmendet pasi kanë dalë çështje të tjera. Me këtë çështje duhet të merremi sepse lidhet politika me biznesin që abuzon.

Prokurori i çështjes Leonard Filopati ka kërkuar arrest me burg për 20 personat e akuzuar në këtë çështje, por gjykata vendosi që t’i hetojë në gjendje të lirë. Ndërkohë që afati i ankimit për vendimin e gjykatës është 5 ditë.

Është e sigurt që ankimi nuk është bërë. Me ndryshimet e në Kodin e Procedurës penale prokuroria vihet para përgjegjësisë më të madhe.

Albana Dabulla është djali i ish-ministres Arta Dade, që me mbështetjen e Veliajt për pak sa nuk u bë një ambasadore në SHBA.

Do të merret vesh nëse sot është bërë një ankim duke llogaritur afat për këtë gjë nga ana e prokurorisë.