Rritje temperaturash, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 07:45
Sot, 5 janar, temperaturat në vendin tonë do të pësojnë një rritje të lehtë, në zonat malore, nga 01°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20°C.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.
Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 4 ballë.
Në vija të përgjithshme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternimet kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në veri të Shqipërisë duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore.

