Mehmeti: Mos prisni që një njeri që del cullak të mbrojë të dhënat personale të popullit të tij

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti dhe publicisti Kim Mehmeti u shpreh se  pushteti i zhveshi të gjithë qytetarët e vet me të dhënat që nxori në publik.

Ai tha se vepron në një shtet ku ka shumë hiena policore që duan të të heshtin, por mendonte se në Maqedoni nuk ekzistonte krimi verbal.

Mehmeti: Ky pushtet i zhveshi të gjithë qytetarët e vet me këto të dhënat që nxori në publik. Nuk mund të pritet në atë shtet ku i pari i shtetit del cullak dhe nuk turpërohet, që i nuk e mbulon dot prapanicën e tij, jo më të mbulojë popullin.

Unë e di që veproj në një shtet ku ka shumë hiena policore që duan të të heshtin. Këtë e di fare mirë sepse e kam përjetuar. Mendoja se në Maqedoni nuk ekzistonte krimi verbal. Tani më duket shumë e çuditshme që një shtet të merret me fjalët e një individi. Nëse mundet që një Kim ta dëmtojë, atëherë nuk do të bëhet shtet kurrë.