Batuta e Mehmetit: Ka politikanë që thonë se veshje tradicionale shqiptare nuk është plisi, por tangat
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti dhe publicisti Kim Mehmeti u shpreh se Rama e ka më të rëndësishme që të jetë i pëlqyer nga Beogradi se sa ajo që thonë shqiptarët.
Ai tha se për Edi Ramën mendjehapësia është kulmi i shqiptarisë ku duhet të harrosh veten kur të pëlqen serbi.
Mehmeti: Piktorit e ka më të rëndësishme që të jetë i pëlqyer nga Beogradi se sa ajo që ne themi për të. Ai këtë gjë e merr me përbuzje dhe na cilëson si primitivë. Për të mendjehapësia është kulmi i shqiptarisë. Pra që ta harrosh veten kur të pëlqen serbi.
Pra ai kështu duket evropianë ndërsa ne të tjerët jemi primitivë. Madje dalin edhe disa politikë shqiptarë që thonë se plisi nuk është shenjë njohësi e jona, por tangat i kemi veshje tradicionale shqiptare. Rrënohet e shkuara shqiptare kështu.
