Mehmeti: Maqedonia është nën ndikimi serb, strukturat e tyre të përhapura te partitë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti dhe publicisti Kim Mehmeti u shpreh se Maqedonia është nën ndikimi serb.

Ai tha se strukturat pro-serbe nuk janë çrrënjosur dhe në fakt janë forcuar, duke thënë se në një farë mënyrë se për shumë gjëra vendos Beogradi.

Mehmeti: Maqedonia është nën ndikimi serb. Strukturat pro-serbe nuk janë çrrënjosur dhe në fakt janë forcuar. Gjatë viteve ’90 ishte partia më e fortë VMRO-DPMNE, por kur u pa rreziku se Maqedonia mund të afrohej me Bullgarinë, dihet se qarqet serbe eliminuan elementet pro-bullgare duke e bërë pro-serbe.

Këto struktura janë aq të thella. Në një farë mënyrë se për shumë gjëra vendos Beogradi. Edhe në parti këto struktura janë shumë të forta, madje depërtojnë edhe te partitë shqiptare.