Video/ Babai rreh me grushte pedofilin që i ngacmoi të bijën 15-vjeçare në ashensor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 19:53
Një burrë i ka dhënë një mësim të "mirë" pedofilit, që ngacmoi të bijën 15-vjeçare në ashensor, duke puthur adoleshenten kundrejt dëshirës së saj.
Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë në ashensor, duket momenti kur 27-vjeçari tenton të puthë me zor vajzën 15-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, më datë 2 janar.
Për fat të mirë adoleshentja arrin të largohet nga ashensori.
Disa sekonda më vonë në video shfaqet një burrë me bluzë ngjyrë blu (babai i adoleshentes), i cili tërheq me dhunë 27-vjeçarin nga ashensori dhe e godet.
Daily Mail shkruan se pasi 27-vjeçari ka marrë mësimin nga babi i vajzës, ky i fundit ka lajmëruar policinë, e cila ka arrestuar autorin e dyshuar, që akuzohet për pedofili.