Peticion kundër Tony Blair, rreth 600 000 persona kërkojnë ti hiqet titulli "Sir"

4 ditë pasi ish-kryeministri Sir Tony Blair mori titullin e lartë kalorësiak nga mbretëresha e Anglisë, qindra mijëra persona në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar një peticion kundër Blair.

Më shumë se 500,000 persona në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet që ish-kryeministrit Sir Tony Blair t'i hiqet titulli i kalorësisë.

Në peticion Blair akuzohet për krime lufte, pasi roli i tij në luftën e Irakut e bën atë përgjegjës për shumë humbje jete.

Peticioni thotë ndër të tjera se Sir Toni Blair shkaktoi dëme të parikuperueshme për kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe për vetë strukturën e shoqërisë së vendit gjatë kohës që ishte kryeministër.

Politikani laburist, i cili ishte në pushtet nga viti 1997 deri në 2007, mori vlerësimin kalorësiak të dhënë nga Mbretëresha Elisabet e II në Listën e Nderimeve të Vitit të Ri.

Titulli ishte zgjedhje personale e Mbretëreshës së Anglisë, e cila ka 24 shoqërues kalorës.

Nga tre ish-kryeministrat e tjerë të gjallë, vetëm Sir John Major ka marrë një titull të nivelit të kalorësisë.