Omicron bën "kërdinë" në Francë, 300 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Rreth 300 mijë raste të reja me Covid janë konfirmuar në Francë, në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rekordi i fundit ishte në fund të dhjetorit, me mbi 230,000 raste të reja në një ditë.

Si rrjedhojë ministri i Shëndetësisë, Olivie Veran, u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë me dozën e tretë përforcuese.

Këto shifra tregojnë përhapjen e valës aktuale të epidemisë, që ka vazhduar që nga vjeshta, duke marr hov të madh në fund të 2021 me ardhjen e variantit Omicron.

Ndikimi në spitale tashmë është ndjerë, me më shumë se 2,000 shtrime  brenda një dite, sipas shifrave të publikuara nga Santé publique France të hënën.