Kina më e vendosur se kurrë: Do modernizojmë arsenalin bërthamor

Qeveria kineze deklaroi sot se do të vazhdojë të "modernizojë arsenalin e saj bërthamor ", veçanërisht në aspektin e "besueshmërisë dhe sigurisë" dhe i bëri thirrje Moskës dhe Uashingtonit të zvogëlojnë madhësinë e arsenalit të tyre.

Njoftimi i Pekinit erdhi një ditë pasi pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u zotuan për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Pesë fuqitë e mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, theksuan se "nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore" dhe premtuan të rritin masat për të parandaluar "përdorimin e paautorizuar ose të paqëllimshëm të armëve bërthamore".

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm ( SIPRI), Shtetet e Bashkuara kishin rreth 5,550 armë bërthamore në janar 2021, krahasuar me rreth 350 në Kinë.

Njoftimi i Pekinit erdhi një ditë pasi pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u zotuan për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Ndërkohë, Uashingtoni e ka akuzuar shpesh Pekinin për zgjerimin e shpejtë të arsenalit të tij bërthamor, diçka "e rreme", tha sot Fu Kong , drejtor i përgjithshëm i shërbimit të kontrollit të armatimeve të Ministrisë së Jashtme kineze.

“Kina ka miratuar që në fillim një politikë që përcakton se nuk do të jetë e para që do të përdorë armët bërthamore. Ne do të ruajmë aftësitë tona bërthamore në nivelin minimal të mundshëm të kërkuar për sigurinë tonë kombëtare," tha Fu Kong.

 “Kina do të vazhdojë të modernizojë arsenalin e saj bërthamor në aspektin e besueshmërisë dhe sigurisë. Armët bërthamore po vjetërsohen gjithashtu. Ne duhet të garantojmë që armët tonat  të jenë të mirëmbajtura”.

Pekini shpesh refuzon ftesat e Uashingtonit për të hyrë në negociata me Moskën  për të reduktuar arsenalin e tij bërthamor, duke argumentuar se arsenali i tij është i pakrahasueshëm.

“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ende mbajnë 90% të kokave bërthamore në botë. Ata duhet të reduktojnë arsenalet e tyre bërthamore në një mënyrë të pakthyeshme dhe ligjërisht të detyrueshme," tha Fu Kong./Ora News/