Tentativë për vrasje kundër kryeministrit

Persona të armatosur tentuan të vrisnin kryeministrin e Haitit, Ariel Henry, gjatë një manifestimi, në përvjetorin e pavarësisë, njoftoi sot, 3 janar, zyra e tij.

“Bandat dhe terroristët” tentuan të qëllojnë kryeministrin në një kishë në qytetin Gonev, në veri të Haitit, ndërkohë që po zhvillohej ceremonia për 218-vjetorin e Pavarësisë së vendit, thuhet në njoftimin përkatës.

Mediet lokale raportojnë se një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur nga zjarri.

Zyra e kryeministrit të Haitit njoftoi se ndaj të dyshuarve që qëlluan presidentin janë lëshuar urdhra arresti.

Sulmi ngre shqetësime për sigurinë e zyrtarëve në Haiti, i cili është zhytur në trazira politike pas vrasjes së presidentit, Jouvenel Moise korrikun e kaluar.