FDA miraton dozën e tretë të vaksinës kundër Covid për fëmijët 12 deri 15 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi sot, 3 janar, dozën urgjente përforcuese  të Pfizer-BioNTech për Covid-19 tek adoleshentët e moshës 12-15 vjeç.

Siç u shpreh Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës së Kërkimeve dhe Barnave Biologjike të FDA bëri të qartë se përfitimet e vaksinimi i tejkalon  rreziqet.

Agjencia përdori të dhëna reale nga Izraeli, duke përfshirë të dhënat e sigurisë nga 6,300 fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç, të cilët morën një dozë përforcuese. Nuk u raportuan raste të reja të miokarditit ose perikarditit.

FDA gjithashtu tha se po reduktonte kufirin kohor nga gjashtë në pesë muaj për dozën përforcuese që do t'u jepet adoleshentëve dhe të rriturve që kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës.

Në një letër drejtuar Pfizer, FDA tha se kishte miratuar gjithashtu dozën përforcuese për fëmijët me imunitet të dobët  të moshës 5-11 vjeç.

Në shtatë ditët e fundit, autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan 2.14 milionë infeksione të reja me Covid-19, me një mesatare prej 320,000 raste në ditë.