Leku shkon te leku/ Miliarderi i planetit e fillon vitin mbarë, bëhet edhe 32 miliardë dollarë më i pasur

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë e filloi 2022-in duke u pasuruar akoma dhe më shumë.

Në ditët e para të janarit, pasuria e Musk u rrit me 32.6 miliardë dollarë, duke e çuar kështu pasurinë e tij në një total prej 304.2 miliardë dollarësh.

Sipas Forbes, miliarderi, i cili është gjithashtu themeluesi i ndërmarrjes së stacionit hapësinor SpaceX dhe i kompanisë Tesla të makinave elektrike,  mbetet në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë.

Të dielën, 2 janar,  prodhuesi i makinave elektrike njoftoi se gjatë 2021-it ka shitur më shumë se 936,000 makina, duke tejkaluar parashikimet e analistëve.

Shefi ekzekutiv i Tesla, Musk, i cili u emërua Personi i Vitit 2021 nga revista "Time Magazine" zotëron rreth 15.6%  të aksioneve të kompanisë.