Omicron, "tsunami" në SHBA pas festave, një milion raste të reja në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 11:05
Omicron, varianti i ri i Covid 19, po shkakton një "tsunami" në Shtetet e Bashkuara pas festave të fundvitit.
Vetëm të hënën, pati mbi një milion raste të infektimit, dyfish në krahasim me katër ditë më parë dhe një katërfishim i shifrave në pak më shumë se një javë.
Të dhënat, nga Universiteti Johns Hopkins, megjithatë mund të nënvlerësohen, duke mos marrë parasysh shumë amerikanë që tani mbështeten në testet DIY anti-Covid të përdorura në shtëpi.
Që nga fillimi i pandemisë në SHBA, ka pasur më shumë se 56 milionë infeksione dhe afro 830 mijë viktima të virusit.
Në Florida, një nga shtetet më pak kufizuese të SHBA-së, infeksionet janë rritur me 948% në dy javë.

