Vaksinoi 17-vjeçarin kundër Covid pa lejen e prindërve, arrestohet mësuesja
Një mësuese ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vaksinuara në shtëpinë e saj një 17-vjeçar, pa marrë leje nga prindërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork.
Dyshohet se mësuesja, e identifikuar si Laura Parker Rousseau, i bëri vaksinën adoleshentit më 31 dhjetor.
Mediet e huaja shkruajnë se kur adoleshenti u kthye në shtëpi i tregoi nënës së tij se çfarë kishte ndodhur.
Më pas nëna ka shkuar në polici dhe ngjarja është hetuar, ndërsa është bërë e ditur se mësuesja nuk është mjek profesioniste dhe për këtë arsye nuk është e autorizuar të bëjë vaksina.
Mësuesja u arrestua dhe u akuzua për ushtrim të paautorizuar dhe pritet të dalë në gjyq më 21 janar.
Sipas CBS, gruaja është 54 vjeç, mësuese biologjie. Mbetet ende e paditur se si mësuesja e ka marrë vaksinën.
