Vidhnin banesa e dyqane në Korçë, tre në pranga
Policia e Korçës thotë se ka arrestuar autorët e katër vjedhjeve në banesa dhe biznese , të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës.
Vjedhja e fundit ka qenë pikërisht më janar 2022 në lagjen nr. 10, Korçë. Sipas policisë tre autorët me banim po në Korçë kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri.
Ndërkohë ata dyshohen se janë dhe autorët e tre vjedhjeve të tjera.
“Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma” informoi policia e Korçës, më 4 janar 2022.
Të arrestuar si autorë të dyshuar janë Oltion Kondi 43 vjeç, Oltion Kondi 42 vjeç dhe Xhafer Pojani 37 vjeç, banues në Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.