Detaje nga plagosja në hotel, i riu ishte kthyer nga Spanja, e qëlloi të dashurën aksidentalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 11:02
Ora News zbardh detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e të resë në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë.
Mësohet se autori i plagosjes Fatbardh.D kishte disa ditë që kishte ardhur nga Spanja.
Ai kishte kaluar natën në hotel me të dashurën e tij Edisa.K.
Dyshimet e para janë se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta duke e plagosur të dashurën në shpatull.
Pas kësaj ngjarje ai ka ikur nga hoteli dhe e ka lënë aty vajzën.
Punonjësit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe kjo e fundit më pas spitalin për autoambulancën.
Autori i plagosjes mësohet se është larguar me një Fuoristradë Benz GLE, ngjyrë kafe.
