Policia kthen mbrapsht të pavaksinuarit, makinat presin në radhë në Morinë
Paraditen e sotme dhjetra qytetarë që kanë patur një dozë vaksinë dhe teste PcR janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosovës në Morinë dhe nuk janë lejuar të hyjnë.
Shkak është bërë vendimi i ri, i cili nuk lejon hyrjen në Kosovë të atyre që nuk janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-covid.
Në të kundërtën personat e pa vaksinuar me të dy dozat, nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Kosovës.
Rregullat
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Mund të mos kenë çeritifikatë vaksinimi
Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh.

