Bëni kujdes! Aksi rrugor Skuraj-Burrel mbulohet nga mjegulla

Zona e Ulzës dhe Shkopetit është mbuluar nga mjegulla e dendur paraditen e kësaj të hëne. Kjo situatë ka krijuar vështirësi levizjeje përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.

Mjegulla është shfaqur që prej orëve të para të mëngjesit dhe vijon të jetë prezente në zonë, ndërsa policia apelon drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.