Lefter Koka mbetet në qeline e paraburgimit, Gjykata e Posaçme e Apelit i refuzon lirinë
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Togat e zeza refuzuan kërkesën e avokatëve për lirimin e ish-zyrtarit me pretendimin se lirimi i tij mund të dëmtojë hetimet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.
Ish-minisitri i Mjedisit, Lefter Koka, do të qëndrojë sërish në burg pas arrestimit për çështjen e incineratorëve.
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë në një seancë të zhvilluar paraditen e të dielës.
Sipas burimeve, gjykata nuk e ka zbutur masën e arrestit për shkak të dyshimeve së lirimi i ish-ministrit mund të ndikojë në hetimin e dosjes së incineratorëve.
Në përfundim të seancës, avokatët ju përgjigjën shkurt interesit të medias.
"U vendos miratimi i vendimit të shkallës së parë, kaq."
Lefter Koka është arrestuar nga SPAK për çështjen e incineratorit të Elbasanit, ku akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Për këtë çështje të shapllur në kërkim janë edhe Klodian Zoto si dhe Stela Gugallja, të cilët janë fituesit e tenderit të incineratorit të Elbasanit.
Ata akuzohen se kanë lëshuar fatura fiktive me vlerë 3.6 milionë euro për punime që nuk janë kryer asnjëherë në incineratorin e Elbasanit.
Përveç incineratorit të Ebasanit, të denoncuara nga opozita në SPAK janë edhe abuzimet me incineratorët e Tiranës dhe Fierit por deri tani prokuroria nuk ka vepruar për këto dy raste.
Kraja: Ka hetim për tre incineratorët.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, tashmë e vetmja rrugë proceduriale që u mbetet avokatëve të ish-ministrit është rekursi për masën në Gjykatën e Lartë.