SHBA, i riu shqiptar godet me thikë nënën e tij natën e Vitit të Ri

Festa e ndërrimit të viteve për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për një familje shqiptare në SHBA. 25-vjeçari shqiptar i identifikuar si Emiliano Domi goditi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey. I riu pas krimit u arratis, por më pas u arrestua.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital.Në dëshminë e saj për policinë ajo ka treguar se i biri e sulmoi në mënyrë të papritur.

Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.

Ai akuzohet për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë.

Autoritetet kanë mbledhur prova, kanë sekuestruar edhe thikën me të cilin i riu shqiptar goditi nënën e tij dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.