Covid-19 në Kosovë: Asnjë viktimë dhe 29 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 29 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060.

Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060 Në total numri i rasteve aktive është 509.